Gara e 7 qershorit, edhe Balli Kombëtar në listën e LDK-së

Aktuale

Gara e 7 qershorit, edhe Balli Kombëtar në listën e LDK-së

Më: 12 maj 2026 Në ora: 13:26
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka nënshkruar marrëveshje parazgjedhore me Partinë e Drejtësisë dhe Ballin Kombëtar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka nënshkruar marrëveshje parazgjedhore me Partinë e Drejtësisë dhe Ballin Kombëtar, për të garuar së bashku në zgjedhjet e 7 qershorit.

SIç bën të ditur LDK-ja në një njoftim, Partia e Drejtësisë do të garojë në listë me Ferid Aganin, ndërsa Balli Kombëtar me Alban Hotin.

“Ky bashkëpunim përfaqëson një bashkim vlerash, përgjegjësie politike dhe vizioni të përbashkët për një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të dinjitetshme për qytetarët e saj. Si dhe është pjesë e përpjekjes së LDK-së për të ndërtuar një shumicë të re politike që e nxjerr vendin nga kriza, e hap zhvillimin, e kthen shpresën dhe e udhëheq Kosovën me maturi e dinjitet.

Kosova ka nevojë për përgjegjësi, shpresë dhe për LDK-në!”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat