​Haradinaj kritik ndaj Kurtit: A është kundër gazit apo kundër Amerikës?

Aktuale

​Haradinaj kritik ndaj Kurtit: A është kundër gazit apo kundër Amerikës?

Më: 14 qershor 2026 Në ora: 10:43
Ramush Haradinaj

Kryetari i nderit i Aleancës, Ramush Haradinaj ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti mbi politikat e energjisë mes dy qeverive.

Haradinaj fillimisht përmendi vendosjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe, projektin me ContourGlobal për ta bërë Kosovën të pavarur energjetikisht nga Serbia dhe projektin amerikan të gazit, e që të gjitha sipas tij, janë refuzuar nga Kurti.

Më pas, ai shprehi revoltën për importin e mallrave të Serbisë që presin të hyjnë në Kosovë, derisa theksoi faktin se Kosova vitin e kaluar ka importuar energji elektrike në vlerë prej rreth 259 milionë euro.

Haradinaj ka  thënë se njerëzit e Kurtit po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan dhe se tregun e mallrave ia dha Serbisë, ndërsa tregun energjetik po ia garanton.

“Tash, kur është riaktualizuar çështja e gazit, njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan. Kush është ky njeri? A është me të vërtetë kundër gazit apo kundër Amerikës? Tregun e mallrave ia dha Serbisë, ndërsa tregun energjetik po ia garanton. Çka don ky njeri nga Kosova?”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat