PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive: Të mbahet nesër

Aktuale

PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive: Të mbahet nesër

Më: 11 gusht 2026 Në ora: 19:50
Deputetët e PDK-së

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës i është drejtuar sot me kërkesë zyrtare Avni Dehari, në cilësinë e tij si kryesues i seancës konstituive, që nesër, më 12 gusht 2026, të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

PDK ka kërkuar që pa asnjë vonesë të mëtejshme të thirret vazhdimi i seancës konstituive dhe deputetëve të zgjedhur t’u mundësohet ushtrimi i mandatit për të cilin kanë marrë besimin e qytetarëve.

PDK ka ftuar edhe të gjitha grupet e tjera parlamentare dhe deputetët e zgjedhur që nesër të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit, për të dëshmuar gatishmërinë e tyre politike dhe vullnetin për ta përmbushur besimin që qytetarët ua kanë dhënë.

“Prandaj, PDK ka kërkuar që pa asnjë vonesë të mëtejshme të thirret vazhdimi i seancës konstituive dhe deputetëve të zgjedhur t’u mundësohet ushtrimi i mandatit për të cilin kanë marrë besimin e qytetarëve”, thuhet në kërkesën e PDK-së.

Vazhdimi i seancës konstituive është ndërprerë të shtunën me kërkesë të kreut të LVV-së, Albin Kurti dhe pas ekskalimit të situatës në seancë gjatë gjuajtjes me vezë të Albin Kurtit nga deputetja e Alenacës, Time Kadrijaj.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat