PDK-ja para Qeverisë, ka një thirrje për Kurtin

Aktuale

PDK-ja para Qeverisë, ka një thirrje për Kurtin

Më: 17 gusht 2026 Në ora: 08:40 Përditësuar në ora: 08:44 më 17.08.2026
Deputetët e PDK-së

Hoxha: Thirreni seancën konstituive

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar atë dhe ministrat e tij për uzurpim të pozitave dhe institucioneve.

Hoxha këto deklarata i bëri në një konferencë për media para objektit të Qeverisë, ku po qëndrojnë deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së.

Ajo tha se PDK-ja ndodhet aty për të kërkuar zhbllokimin e institucioneve dhe rikthimin e funksionalitetit kushtetues.

“Kurti duhet ta kuptojë, që në vend se ta sabotojë Kuvendin, ai duhet të vijë aty dhe të krijojë mundësi për ta konstituuar Kuvendin. Ajo është puna e tij parësore që duhet ta bëjë si fitues i zgjedhjeve të fundit: ta propozojë emrin dhe të ecim përpara në themelimin e institucioneve”, tha Hoxha.

PDK-ja përsëriti thirrjen që Kurti, si subjekt që ka fituar shumicën parlamentare, të mundësojë vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.

“Albin Kurti nuk mund të jetë mbi shtetin e Kosovës, partia e tij nuk mund të jetë mbi shtetin e Kosovës dhe mbi Kushtetutën e Kosovës”, theksoi Hoxha.

Ajo u bëri thirrje Kurtit dhe deputetëve të tij që të kthehen në Kuvend, me qëllim të nisjes së Legjislaturës së XI dhe rikthimit të rendit kushtetues.

Image

PDK-ja para Qeverisë, ka një thirrje për Kurtin

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së dhe deputetja e kësaj partie, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me ngërçin institucional në vend.

Përmes një postimi, Çitaku ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që të vijë në Kuvend dhe të kontribuojë në zhbllokimin e institucioneve.

“Edhe sot jemi para Qeverisë: Albin, eja në Kuvend dhe hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues.

Mos e mbaj peng shtetin, institucionet dhe interesin e qytetarëve për kalkulimet e tua politike!”, ka shkruar Çitaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat