PDK i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Aktuale

PDK i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Më: 17 gusht 2026 Në ora: 13:12
Partia Demokratike e Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar sërish kryesuesit Avni Dehari, për vazhdimin e seancës konstituive.

Deputetët e PDK-së në letrën e dërguar në adresën e Deharit, i kanë kërkuar atij që kjo të bëhet nesër, më 18 gusht, me fillim nga ora 11:00.

“Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë”, thuhet në letrën e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat