Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj së bashku me kolegë të partisë së tij, kanë dalë në shesh, duke u bërë pjesë e protestës së qytetarëve.
Haradinaj u është bashkuar qytetarëve, që po vazhdojnë të protestojnë që nga orët e para të mëngjesit të sotëm.
Paraprakisht, Haradinaj kishte mbajtur edhe një konferencë për media.
Ai kishte kritikuar veprimet policore ndaj protestuesve dhe duke bërë thirrje që të votohet Ligji për Gjykatën Speciale.