Policia në Mitrovicë të Veriut bëhet me dron profesional

Aktuale

Policia në Mitrovicë të Veriut bëhet me dron profesional

Më: 13 tetor 2026 Në ora: 12:32
Policia në Mitrovicë të Veriut bëhet me dron profesional

Sindikata e Policisë së Kosovës ka pranuar një dron profesional nga një donator, të cilin më pas ia ka ndarë për shfrytëzim Drejtorisë Rajonale të Policisë - Mitrovicë Veri.

Sipas njoftimit, ky donacion synon të mbështesë aktivitetet policore dhe të rrisë kapacitetet operative të Policisë së Kosovës, duke ndihmuar në përmbushjen sa më efikase të detyrave dhe përgjegjësive zyrtare.

Sindikata e Policisë së Kosovës ka theksuar se mbetet në shërbim të të gjitha njësive, regjioneve dhe zyrtarëve policorë, me synimin për të kontribuar në përmirësimin e kushteve të punës dhe forcimin e kapaciteteve policore.

Po ashtu, Sindikata ka shprehur mirënjohje për donatorin, duke e vlerësuar këtë kontribut si një mbështetje të rëndësishme për Policinë e Kosovës dhe për përmbushjen e misionit të saj në shërbim të qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat