Pa iluzione

Bota

Pa iluzione

Nga: Carsten Luther/Sherif Ramabaja Më: 14 prill 2021 Në ora: 15:01
Joe Biden, Vladimir Putin

A është ajo që Vladimir Putin dëshiron të arrijë këto ditë? Tërheqjen e vëmendjes ndaj të tjerëve, të flisin për te dhe rreth tij, si dhe të merret seriozisht? Disa vëzhgues, të cilët i shohin trupat ruse që mblidhen në kufirin ukrainas , supozojnë se është loja e zakonshme: Një përshkallëzim tjetër për ta vënë në sprovë Perëndimin, të ushtroi presion për t'u mbajtur mend - në fund nuk dhemb asgjë nëse krijohen disa fakte të një procesi, apo ndoshta të nisë një luftë më të madhe kësaj here? A mund t'i besohet këtij presidenti rus , që vetë ai është pjesë e këtij problemi.

Tani për tani Presidenti i SHBA Joe Biden po propozon një takim samiti me Putinin në një shtet neutral; Kremlini nuk po deklarohet ende, nëse do ta pranojë ofertën . Kjo sigurisht tingëllon si një luftë e ftohtë, dhe në fakt marrëdhëniet midis dy superfuqive nuk janë më të mirat. Të gjithë mund të mendojnë vetë, se sa kontribuoi në këtë paraardhësi i Biden, Donald Trump: ndoshta më shumë, sesa do donin edhe vetë rusët. Por ato ditë gjithsesi kanë mbaruar. Ata e dinë këtë edhe në Moskë .

Ose siç tha Shtëpia e Bardhë në një telefonatë me Putin , gjatë së cilës ai ishte ftuar në një takim ballë për ballë: Biden kishte theksuar "angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës". Për më tepër: SHBA do të mbronte me vendosmëri interesat e saj kombëtare kundër veprimeve ruse, të tilla si sulmet e hakerëve ose përpjekjet për të ndërhyrë në zgjedhje. Dhe gjithsesi: Biden po ndjek qëllimin e ndërtimit të "marrëdhënieve të qëndrueshme dhe të parashikueshme" me Rusinë që është në përputhje me interesat e SHBA. Trump me siguri nuk do të ishte në gjendje ta bënte këtë, edhe po të kishte dashur.

Vrasës dhe i pa shpirt

Biden kohët e fundit kishte deklaruar se ai e konsideron Putinin si një "vrasës" i cili "nuk ka shpirt" . Ai gjithashtu do të duhet të "paguajë një çmim" kishte thënë Biden, për përpjekjen për të minuar kandidaturën presidenciale të tij në vitin 2020. Dhe tani ai me të vërtetë dëshiron të takohet kokë më kokë, së bashku me këtë njeri? Ai nuk ka iluzione, por nuk ndihmon: disa konflikte është e vështirë të diskutohen nga distanca. Dhe gjithashtu ka një efekt krejt tjetër nëse Biden ia bën të qartë Presidentit rus vetëm me telefonata, me të cilën SHBA po merren tash për tash, po do të ishte krejt tjetër nëse të dy ata takohen dhe shikojnë njëri-tjetrin në sy dhe pastaj të përfaqësojnë pozicionet e tyre para kamerave.

Gjithashtu një takim bën një ndryshim, nëse një samit i tillë është i lidhur që në fillim me më shumë shpresa apo kryesisht me frikë të tmerrshme. Ne kujtojmë takimin ogurzi me Trump në Helsinki në korrik 2018, në të cilin tashmë ishte e qartë që më parë se Putini ishte në gjendje të fitonte - dhe në të cilin Trump në të vërtetë preferonte më shumë të luante drejtuesin e papërvojë, sesa të vinte në krye të politikës së jashtme agresive të Rusisë . Në këtë rast, Biden nuk do të presë një takim me presidentin rus aq qetësisht, siç bëri paraardhësi i tij. Dhe ai vështirë se do ta lejojë atë edhe pse Putini jep ndjenjën e të pafajshmit.

Thëniet "vrasëse" të Biden mund të kenë qenë paksa drastike për të përhapur mesazhin: Unë e di kush jeni dhe çfarë bëni. Në të njëjtën kohë, ajo ishte e lidhur tashmë me ofertën e drejtpërdrejtë Kremlinit, për të bashkëpunuar në rast të interesave të ndërsjella, për shembull për t'u riintegruar thelbësisht në kontrollin e përbashkët të armëve. E njëjta gjë vlen për përpjekjet për të riorganizuar marrëveshjen bërthamore me Iranin, përgjithësisht situatën e sigurisë në Afganistan, në ndonjë vend tjetër, apo edhe gjoja qëllime të buta, siç është politika mbi klimën. Samiti i mundshëm, sipas Shtëpisë së Bardhë, do të trajtonte gamën e plotë të çështjeve "me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara dhe Rusia". Kështu që gjithçka që dhemb, por edhe ajo që mund të krijojë lidhje.

"Ne e kuptojmë njëri-tjetrin"

Nëse Putini e pranon ftesën e samitit, ka një ndryshim tjetër nga takimet me Trump - i cili, si një autokrat i ardhshëm, në fund të fundit foli vetëm për veten e tij sepse ai nuk donte t´i njihte aleatët. Biden e ka kuptuar se sa e rëndësishme është për demokracitë perëndimore të qëndrojnë të bashkuar, kundër sfidës nga Moska dhe aq më tepër nga Pekini , dhe ai po punon për të – duke i përfshirë të gjitha problemet, nga Nord Stream 2 te investimet në Kinë. Nuk është rastësi që oferta për Putin është bërë ndërsa Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken dhe Ministri i Mbrojtjes Lloyd Austin janë në lëvizje në Evropë, gjithashtu në një shkëmbim me Ukrainën. Kjo do të thotë: kur presidenti amerikan negocion me Putinin, ai nuk dëshiron të flasë vetëm për vendin e tij, por për një komunitet që po përpiqet ta rregullojë ndërkohë.

Sa i përket çështjes së ngutshme të tensioneve mbi Ukrainën, nuk është ende plotësisht e qartë se kush kend po e sjell në vështirësi. Dikush mund të shohë që Putini e merr samitin si një shpërblim për përshkallëzimin e gjendjes - edhe pse, ndryshe nga Trump, kjo nuk mund të rezervohet si një përfitim për Kremlinin.

Nga ana tjetër, ftesa e Biden mund të jetë vetëm acarimi i duhur për të ngadalësuar këtë përshkallëzim për momentin. Në thelb, kuptimi i presidentit amerikan, se ai ka të bëjë me një sundimtar të pashpirt në Moskë është qetësues. Vite më parë ai, ia tha këtë në fytyrë Putinit dhe e mori përgjigjen: "Ne e kuptojmë njëri-tjetrin". Parakushti më i mirë për shumë "marrëdhënie të qëndrueshme dhe të parashikueshme" me Rusinë që Biden dëshiron të arrijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat