​Zelensky dhe Biden diskutojnë 40 minuta për Ukrainën

Bota

​Zelensky dhe Biden diskutojnë 40 minuta për Ukrainën

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 19:58
Volodymyr Zelensky

Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky zhvilluan një telefonatë 40-minutëshe, ku diskutuan sanksionet dhe ndihmën e mbrojtjes së SHBA për Ukrainën.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, të dy liderët folën për 40 minuta.

Pas takimit, Zelensky shkroi në Twitter se të dy diskutuan "forcimin e sanksioneve, ndihmën konkrete të mbrojtjes dhe një koalicion kundër luftës".

Nuk u zbuluan detaje të mëtejshme të thirrjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat