Zbardhet transkripti i bisedës telefonike mes Macronit e Putinit, 4 ditë para pushtimit rus të Ukrainës

Bota

Zbardhet transkripti i bisedës telefonike mes Macronit e Putinit, 4 ditë para pushtimit rus të Ukrainës

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 10:39
Putin dhe Macron

Zbardhet transkripti i bisedës telefonike mes Macronit e Putinit, 4 ditë para pushtimit rus të Ukrainës

Pak ditë para sulmit rus në Ukrainë, tensioni mes Vladimir Putin dhe Emmanuel Macron është i dukshëm. Këtë e dëshmon transkripti i negociatave mes dy liderëve gjatë një interviste telefonike. Presidenti francez përpiqet më kot të shtyjë drejt një de-përshkallëzimi dhe i propozon një takim me Biden, homologut të tij rus.

“Të jem i sinqertë, doja të shkoja të luaja hokej, po flas me ty nga palestra, duhet të filloj disa ushtrime, por fillimisht do të thërras këshilltarët e mi”, është përgjigjja e Putinit.

Katër ditë më vonë, pas kësaj bisede më 24 shkurt, Rusia pushtoi territorin ukrainas.

Telefonata 9-minutëshe – Transkripti i bisedës telefonike, një nga të shumtat mes Macron dhe Putin para shpërthimit të armiqësive, është pjesë e një dokumentari televiziv që do të transmetohet të enjten e ardhshme në televizionin publik France 2. Bëhet fjalë ëprt një bisedë 9 minutëshe mes dy krerëve të shtetit, e cila u zhvillua më 20 shkurt. Në qendër të diskutimit janë marrëveshjet e Minskut, të nënshkruara mes Kyivit dhe separatistëve prorusë në kryeqytetin e Bjellorusisë, pas pushtimit rus të Krimesë dhe përplasjeve në Donbas. Marrëveshjet e nënshkruara në shtator 2014 dhe shkurt 2015 në prani të përfaqësuesve të OSBE-së, Rusisë dhe disa vendeve perëndimore.

Sulmi ndaj Zelensky-t – “Ti dhe kancelari Scholz më thatë se Zelensky është gati të bëjë një gjest, se ai kishte një projektligj të gatshëm për të zbatuar marrëveshjet e Minskut … në fakt, kolegu ynë i dashur z. Zelensky nuk bën asgjë. Ai të gënjen”, – akuzon Putin.

Sulmi ndaj Macron – “Ju thatë se duhet të rishikojmë marrëveshjet e Minskut”. Akuzës së Putinit, presidenti francez i përgjigjet: “Kurrë nuk e kam thënë Vladimir, kam thënë se duhen zbatuar, se duhen respektuar dhe nuk kam të njëjtin lexim si ju ditëve të fundit”.

“Nuk na interesojnë propozimet e separatistëve” – ​​Më pas diskutimi ndizet mbi “separatistët”, të pa legjitimuar nga Macron për të “bërë propozime për ligjet e Ukrainës”. Dhe duke lexuar marrëveshjet e Minskut, ai shton dozën: “Nuk e di ku e ka mësuar ligjin juristi juaj ekspert”.

Putin ngurtësohet dhe drejton gishtin nga Kyivi: “Nuk është një qeveri e zgjedhur në mënyrë demokratike, ata morën pushtetin me një grusht shteti, kishte njerëz të djegur të gjallë, ishte një gjakderdhje dhe Zelensky është një nga ata që janë përgjegjës”.

Macron në këtë pikë e mbyll fjalimin: “Nuk na interesojnë propozimet e separatistëve”. Putini përgjigjet: “Më dëgjoni me kujdes. A më dëgjoni? Po jua përsëris, ata që ju i quani separatistë reaguan ndaj propozimeve të autoriteteve ukrainase. Më pas, përgjigjet e tyre nuk u ndoqën”.

“Faleminderit zoti President” – “Faleminderit gjithsesi Vladimir, nëse ka diçka më telefono”, rekomandon Macron mbylljen e bisedës. Për të cilën Putini përgjigjet përzemërsisht në frëngjisht: “Je vous remercie Monsieur le président”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat