Zelensky demanton Rusinë: Jam gjallë dhe mirë

Bota

Zelensky demanton Rusinë: Jam gjallë dhe mirë

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 20:41
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u është drejtuar sot qytetarëve përmes një videoje në Instagram, në të cilën ka thënë se ndihet mirë, duke komentuar kështu lajmin e rremë për shëndetin e tij të shpërndarë nga hakerët rusë.

“Sot, Rusia publikoi disa lajme të rreme se shteti ukrainas nuk kontrollohet nga Zelensky sepse ai është në spital, ose, më saktë, në kujdes intensiv dhe se ai është në një gjendje të rëndë shëndetësore”, tha Zelensky.

Ai donte t'u tregonte qytetarëve se ishte në zyrën e tij, se ishte gjallë dhe shëndoshë.

“E shihni, këtu jam në kabinet, nuk jam ndjerë kurrë aq mirë sa tani. Dhe lajmi i keq për ata që përhapin lajme të tilla është se nuk jam vetëm. Jemi 40 milionë. Me respektin e duhur për të moshuarit, kur je 44, nuk është njësoj si 70-ta”, shtoi Zelensky, duke aluduar në presidentin rus Vladimir Putin, i cili në tetor mbush 70-vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat