Erdogan dhe Starmer flasin për përshkallëzimet në Lindjen e Mesme

Bota

Erdogan dhe Starmer flasin për përshkallëzimet në Lindjen e Mesme

Më: 7 mars 2026 Në ora: 16:37
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan me kryeministrin britanik, Keir Starmer

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, në një bisedë telefonike ka biseduar me kryeministrin britanik, Keir Starmer, duke theksuar shqetësimet për përshkallëzimin e fundit pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.

Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë njoftoi se presidenti Erdogan në bisedën telefonike me kryeministrin britanik theksoi se Ankara po e ndjek nga afër procesin që nisi me sulmet ndaj Iranit.

“Nëse ndërhyrjet zgjaten, ato mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme për stabilitetin rajonal dhe global. Ende ka masa që mund të ndërmerren për të krijuar një platformë dialogu dhe përpjekjet tona të përqendruara te paqja vazhdojnë”, tha Erdogan gjatë bisedës telefonike.

Diskutimi përfshiu gjithashtu marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështje më të gjera rajonale dhe globale.

Sipas drejtorisë, Erdogan riafirmoi angazhimin e fortë të Turqisë për të thelluar bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar në të gjithë sektorët, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes, si dhe tha se do të vazhdojnë hapat për të avancuar këtë bashkëpunim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat