Gëzuar festën e pavarësisë

Diaspora

Gëzuar festën e pavarësisë

Nga: Nexhmije Mehmetaj Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 15:11
Pamje nga festa

28 Nëntori – Dita e Pavarësisë së Shqipërisë e kombit tonë shqiptar, ka lindur dhe lulëzon një kulturë të re me një brendi të thellë tradicionale dhe fizionomi të qartë kombëtare. Kudo në familje shqiptare, shkolla shqipe, klube shqiptare, shoqëri kulturore, mësues, nxënës e prindër festojnë e gëzojnë, atmosferë pune përgatitore, serioze dhe mjaft për kushtuese.

Tiparet e saj të veçanta, përparimtare me të vërtetë arsimore, zënë Shkollat shqipe pranë LAPSH-it “Naim Frashërit “në Zvicër. Kështu përveç orës mësimore kushtuar Pavarësisë ato kanë organizuar veprimtari të ndryshme artistike me rastin e 28 Nëntorit – festa jonë më të madhe kombëtare.

Sa luftë edhe sa sakrifica populli ynë ka dhënë që të fitonte lirinë edhe pavarësinë. Fëmijët tanë duhet ta dinë historinë e Shqipërisë! Mësimi i drejt i historisë sonë kombëtare do t’i ndihmojë ata të duan e të respektojnë veten dhe kulturën e vet shqiptare.

Të gjithë fëmijët tanë kanë nevojë të njohin që populli shqiptar ka luftuar po me aq heroizëm dhe vetëmohim sa edhe popujt e tjerë. Gjithashtu populli shqiptar ka ruajtur dhe ruan vlera të çmuara në gjirin e tij siç është figura e ndritur e Gjergj – Kastriotit – Skënderbeut që na bënë krenar me emrin dhe veprën e tij madhështore.

Më poshtë shihni disa veprimtari nga shkollat shqipe në: Monthey-Chablais, Bernë, Cyrih, Baselnad, Argau etje. Falënderojmë mësueset e palodhura: Ganimete Demri -Jakupi, Ida Jashari, për punimet e dërguara.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat