Evropa pushtohet nga i ftohti siberian

Evropë

Evropa pushtohet nga i ftohti siberian

Më: 17 janar 2021 Në ora: 20:52
Foto ilustrim

E gjithë Europa është përfshirë këtë fundjavë nga një valë acari me origjinë nga Rusia.

Temperaturat disa gradë nën zero sollën këtë të diel në Romë flokët e para të një dëbore të pazakontë. Temperaturat arrijnë deri në minus 5 gradë, ndërsa parashikohet që ato të bien deri në minus 15 në zonat qendrore dhe jugore të vendit.

Dëbora e parë mbuloi edhe Parisin

Sasia e rënë nuk ishte shumë e madhe, por e mjaftueshme për argëtim në këto ditë të zymta Covid-i.

Dëbora e pazakontë e stuhisë Filomena të fundjavës së kaluar që i mori jetën 5 personave është ende të dukshme në kryeqytetin spanjoll Madrid.

1.4 miliardë euro është dëmi ekonomik i shkaktuar nga kjo stuhi, për shkak të mbylljes së bizneseve dhe transportit publik, ndërprerjes së shumë aktiviteteve e aksidenteve rrugore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat