Kremlini ndodhet në grackën e sigurisë

Evropë

Kremlini ndodhet në grackën e sigurisë

Nga: Stefan Meister/Sherif Ramabaja Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 09:49
Sherif Ramabaja

Në përgjigje të protestave, sistemi politik i Rusisë nuk është gjë tjetër veçse dhunë. Por shoqëria aktualisht po ndryshon - dhe Alexej Navalny e ka kuptuar këtë.

Rasti Navalny e bën të qartë se vetë-izolimi, injoranca dhe besimi në propagandën e vet dominojnë elitën e pushtetit të Moskës, shkruan eksperti i Rusisë Stefan Meister në artikullin e tij. Ai rekomandon që zyrtarët e BE të mbajnë kontakte me shoqërinë civile ruse dhe të sanksionojnë aktet kriminale të udhëheqjes ruse dhe aparatit të saj të sigurisë, edhe nëse kjo fillimisht është një simbolikë. Stefan Meister aktualisht punon për Fondacionin Heinrich Böll në Jugun e Kaukazit.

Për shkak të arrestimit të Alexej Navalny, ka diskutime në Evropë rreth lirimit të tij dhe sanksioneve të mundshme kundër Moskës. Në Rusi, nga ana tjetër, përqendrimi është më pak te vetë Navalny sesa në çështjen, nëse sistemi i Putinit po shpërbëhet kështu. Nuk është aq e rëndësishme se çfarë përfaqëson Navalny. Po, ai është një populist fleksibël që ka gjetur temën e tij, në luftën kundër korrupsionit. Përkundrazi, gjithnjë e më shumë njerëz në Rusi po pyesin veten, se në çfarë sistemi politik në të vërtetë duan të jetojnë.

Ashtu si në Ukrainë në 2013/14 dhe aktualisht në Bjellorusi, dhuna brutale e shtetit kundër demonstruesve paqësorë, po shkakton edhe më shumë protesta. Kjo është arroganca e fuqisë autoritare, e cila jo vetëm që ka humbur kontaktin me pjesët progresive të shoqërisë, por gjithashtu ka frikë nga njerëzit e saj. Gjyshi në bunker, siç e quan Navalny Presidentin Putin, është një simbol i kësaj frike.

Por ajo që tani po del qartë, si nën një lupë, është logjika e sigurisë që përshkon të gjitha vendimet e aparatit shtetëror rus. Putini ka krijuar një sistem që nuk është vetëm i korruptuar dhe cinik, por gjithashtu nuk ka asnjë reagim tjetër ndaj protestës sociale, përveç dhunës së zhveshur. Aparati rus i sigurisë vëzhgonte shumë afër, se çfarë po ndodhte në Bjellorusi . Sidoqoftë, ai duket se ka nxjerrë konkluzione të gabuara: shtypja dhe dhuna nuk çojnë në më shumë, por në më pak stabilitet. Kjo është e njëjta logjikë që Pranvera Arabe e ndoqi dhe njejt, për ironi të fatit, vetë aparati i sigurisë i Putinit, krijoi kushtet për një revolucion me ngjyra të tilla në shtëpi.

Navalny ka një linjë të drejtpërdrejtë me të rinjtë

Shoqëria ruse është në një proces të ndryshimit që prek kryesisht të rinjtë. Brezi nga Putini e këndej nuk konsumon më televizion shtetëror dhe është skeptik ndaj propagandës shtetërore dhe deklaratave nga politikanët. Ata informon veten nga rrjetet sociale. Alexei Navalny si një lloj i ri politikanësh, ka krijuar një linjë të drejtpërdrejtë me këta të rinj përmes mediave të tij sociale dhe kështu gjithnjë zhvilloi gjithashtu një rrjet të tillë në rajone. Për herë të parë, një politikan nga kryeqyteti interesohet për shqetësimet e të rinjve në rajone, nevojat e të cilëve nuk merreshin parasysh. Në rastin më të keq, ata ende mund të ruajnë mbeturinat e Moskovitëve. Është shumë dëshpruese për shumicën që fondet, të cilat vijnë kryesisht nga shitja e lëndëve të para nga i gjithë vendi, të investohen në një pallat luksoz për presidentin.

Sigurimi i të gjitha zonave të shtetit rus, ka pasoja në politikën e tij të brendshme dhe të jashtme. Jo vetëm se shërbimi sekret thjesht, donte të helmonte politikanin më të rëndësishëm të opozitës ruse, por injoranca me të cilën aparati i sigurisë dëmton papenguar marrëdhëniet me partnerin e saj më të rëndësishëm evropian Gjermaninë është i pashembullt. Sulmi i hakerëve në Bundestag, vrasja në kopshtin zoologjik dhe gënjeshtrat që u shpërndanë në lidhje me përpjekjen për vrasje të Navalny, i nënshtrohen kësaj logjike të politikës së sigurisë, e cila nuk merr parasysh marrëdhëniet dypalëshe. Putini qëndron pas marrjes së pushtetit nga strukturat e sigurisë në të gjitha zonat e shtetit rus. Të shoqëruara me këtë janë vetë-izolimi, injoranca e politikës së jashtme ruse dhe besimi në propagandën e vetë që justifikon të gjitha këto.

BE ka pak ndikim në politikën e brendshme ruse dhe nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punët e tilla të brendshme. Sidoqoftë, kur Navalny u dërgua në Gjermani dhe u shpëtua nga mjekët gjermanë pasi u helmua në Siberi, kjo çështje e brendshme është bërë gjithashtu një çështje e politikës së jashtme. Elitat ruse mendojnë në llogaritjet e kosto-përfitimit, nëse nuk ka sanksione ose reagime ndaj një vrasjeje në kopshtin zoologjik, nga këndvështrimi i tyre është e sigurt të vazhdosh të veprosh kështu. Për shkak të sanksioneve personale si dhe për aktorët nga aparati i sigurisë, Kremlini sigurisht nuk do të lirojë politikanin më të rëndësishëm të opozitës.

Sidoqoftë, për një fuqi normative si BE, gjëja kryesore është besueshmëria. Të gjykosh dhe të shqetësohesh nuk mjafton. Mosveprimi nënkupton pranimin dhe humbjen e fuqisë së butë. Veprat kriminale të udhëheqjes ruse dhe aparatit të saj të sigurisë duhet të sanksionohen, edhe nëse në fillim është kjo simbolike.

Një moratorium në Nord Stream 2 mund të ketë kuptim dhe t'i dërgojë një sinjal të rëndësishëm opozitës ruse dhe shoqërisë civile: Ne nuk po financojmë më sistemin e korruptuar të Putinit. Për shoqërinë civile kjo ka të bëjë me besueshmërinë e Perëndimit dhe BE-së. Për elitën ruse është mbi të gjitha çështja e kostove. Nuk ka rëndësi nëse Putini dha personalisht urdhrin për të gjitha këto veprime. Më e rëndësishmja, ai ka krijuar një sistem në të cilin kjo politikë inkurajohet dhe ata që e bëjnë atë shpërblehen, nuk ndëshkohen.

Pyetja për Gjermaninë dhe BE është se cila pjesë e Rusisë është partneri ynë dhe cila pjesë jo. Ndarja midis Rusisë së Putinit dhe Rusisë së Navalny mund të ndihmojë. Ndërtoni ura, po për ke? Për një regjim që e bën të qartë se nuk ka interes për marrëdhënie të mira dhe i trajton të gjitha aktivitetet perëndimore si ndërhyrje? Apo për promovimin e shoqërisë civile e cila është një mjet i rëndësishëm. Por kur një regjim vazhdon të kriminalizojë aktivitetet e shoqërisë civile dhe të sanksionojë kontaktet e huaja, binjakëzimi i qyteteve nuk është më i mjaftueshëm.

Bëhet fjalë për mbajtjen e kontakteve me shoqërinë civile ruse, pavarësisht nga shtypja, dhënia e lejeqëndrimit dhe mbështetja për njerëzit që detyrohen të largohen nga Rusia, është e rëndësishme për qastin.

Është e njohur që Rusia është një shtet autoritar, që dominohet dhe udhëhiqet nga strukturat e sigurisë së elitave të saj të pushtetit. Ju mund të ndikoni në këtë regjim, vetëm duke tërhequr linja të qarta të kuqe dhe duke bërë të njohur pasojat për Kremlinin, për veprimet e tij të paligjëshme dhe johumane. Të mos bësh asgjë, fton për më shumë agresion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat