Francë: Protesta kundër masave anticovid!

Evropë

Francë: Protesta kundër masave anticovid!

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 00:03
Foto ilustrim

Më shumë se 120.000 demonstrues në të gjithë Francën, kurse përleshje në Paris!

Më shumë se 120.000 protestues protestuan përsëri në një numër të qyteteve franceze për futjen e të ashtuquajturës kalim shëndetësor të COVID-it, dhe pati përplasje midis protestuesve dhe policisë në Paris.

Konflikti në Paris u zhvillua në mes të ditës dhe në mbrëmje, kurse policia thotë se të paktën 96 persona u arrestuan.

Në protestat e organizuara të shtunën, të 9-tat me radhë, morën pjesë rreth 121.000 pjesëmarrës, nga të cilët 19.000 ishin në Paris, tha Ministria e Brendshme.

Një javë më parë, 140,000 dolën në rrugët e qyteteve franceze, dhe dy javë më parë, 165,000.

Sot, përsëri pati më shumë se 200 mitingje proteste në të gjithë Francën, pjesëmarrësit e të cilëve po protestojnë për shkak të aprovimit të të adhtuquajturit “Planit antikoronavirus”, të prezantuar më 21 korrik,
kurse pjesa tjetër e protestuesve dalin për shkak të vaksinimit të detyrueshëm kundër virusit korona.

Kishte shumë punonjës shëndetësorë në protesta, të cilët do të pezullohen nga puna nga e mërkura e ardhshme nëse nuk vaksinohen.

Një leje shëndetësore, e nevojshme për të hyrë në objektet e hotelierisë, muzetë, qendrat tregtare, ngjarjet sportive dhe kulturore, mund të merr ai person i cili është vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, i shëruar nga infeksioni ose i testuar kohët e fundit dhe ka rezultat negativ.

Agjencitë botërore të lajmeve raportojnë se gjatë ditës së sotme protesta me të njejtin motiv u organizuan në Stamboll si dhe në disa qytete anembanë Greqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat