Ku po sulmon Rusia?

Evropë

Ku po sulmon Rusia?

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 11:15
Ukraina

Sulmet dhe shpërthimet me raketa janë raportuar në disa pjesë të Ukrainës, duke përfshirë Kievin dhe Kharkivin.

Në një deklaratë televizive para agimit, presidenti rus, Vladimir Putin tha se Rusia nuk kishte në plan të pushtonte Ukrainën dhe kërkoi që ushtria të dorëzonte armët.

Pak çaste më vonë, u raportuan sulme ndaj objektivave ushtarake ukrainase.

Ukraina tha se Rusia kishte nisur një “pushtim në shkallë të plotë”.

Në një fotografi të publikuar nga BBC, tregon hartën e shtetit të Ukrainës si dhe qytetet të cilat duket se po sulmohen nga Rusia.

Ndryshe, zyrtarë të shumtë perëndimorë kanë dënuar bombardimet ruse që kanë nisur përreth Ukrainës në orët e para të së enjtes.

Deri më tani shtatë persona kanë humbur jetën si rrjedhojë e këtyre bombardimeve. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat