Pse është Hersoni i rëndësishëm për Rusinë?

Evropë

Pse është Hersoni i rëndësishëm për Rusinë?

Më: 2 mars 2022 Në ora: 09:48
Harta

Ministria ruse e Mbrojtjes po pretendon se ka marrë kontrollin e Hersonit.

Ky qytet ka 300,000 banorë.

Nëse këto pretendime vërtetohen, Hersoni do të bëhet qyteti më madh ukrainas në duart e rusëve.

Hersoni është i rëndësishëm për portin që ka në Detin e Zi dhe njihet si qendër industriale.

Kontrollimi i Hersonit nënkupton kontrollimin e një burimi të madh të ujit po ashtu.

Ukraina ka vendosur digë në kanalin e Krimesë Veriore, pasi Rusia ka pushtuar Gadishullin e Krimesë më 2014.

Prej atëherë pjesa më e madhe e ujit të freskët është bllokuar në drejtim të Krimesë, duke shkaktuar probleme me furnizim në rajonin e aneksuar.

Një nga shënjestrat e para të ushtrisë ruse ka qenë zhbllokimi i digës dhe rikthimi i furnizimeve në Krime.

Pajisjet ushtarake ruse kanë hyrë në qendër të Hersonit natën e kaluar.

Kryetari i qytetit, Igor Kolyikhayev, ka thënë të mërkurën se qytetit i duhet një mrekulli./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat