Tërmet në Greqi

Evropë

Tërmet në Greqi

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 19:30
Foto ilustrim

Një tërmet me fuqi 4 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur pasditen e së martës në afërsi të Pargës, sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Më konkretisht, epiqendra ishte 6 kilometra në veri të Luçës së Prevezës.

Thellësia e lëkundjes vlerësohet në 10.4 kilometra, transmetojnë mediat greke.

Ato nuk raportojnë për dëme të mundshme materiale dhe viktima në njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat