“Blindohet” Qipro, helikopterët britanikë kundër dronëve zbarkojnë në ishull

Evropë

“Blindohet” Qipro, helikopterët britanikë kundër dronëve zbarkojnë në ishull

Më: 6 mars 2026 Në ora: 20:28
Foto ilustrim

Dy helikopterë britanikë Wildcat kanë mbërritur sot në Qipro, pasi kryeministri Keir Starmer u zotua për forcimin e mbrojtjes në ishullin e Mesdheut.

Starmer tha të enjten se Mbretëria e Bashkuar po dërgon helikopterët, të cilët kanë aftësi kundër dronëve, së bashku me anijen HMS Dragon, e cila pritet të mbërrijë në Qipro në javët në vijim.

Britania po ashtu po dërgon edhe katër avionë shtesë luftarakë Typhoon në Katar, raporton BBC.

Në pamjet e publikuara nga Ministria e Mbrojtjes, shihet një helikopter duke u shkarkuar nga një avion transportues Royal Air Force C-17 në Qipro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat