E enjte, 28 mars 2024
  • Pamje nga Valbona e bukur

    Kryeministri Edi Rama në faqen e tij në Facebook ka publikuar disa foto të bukura nga Valbona.

    Rama shkruan se deri dje ka qenë e harruar, ndërsa sot një destinacion më i kërkuar.

    “Deri dje e harruar, sot Valbona është një destinacion gjithnjë e më i kërkuar, ku falë rrugës së re e bujtinave që shtohen njëra pas tjetrës, po hapet hap pas hapi perspektiva e re e ekonomisë së turizmit malor”, shkruan Edi Rama.

    Rama ka publikuar edhe disa foto të tjera nga kjo zonë./Bota sot