E premte, 26 prill 2024
  • Lindja e diellit në mjegull

    Një korb i zi qëndron mbi një pemë, derisa dielli lind në mëngjesin me mjegull. Fotografia është realizuar nga fotografi i njohur Arian Mavriqi, i cili e ka publikuar foton në llogarinë e tij në Facebook. "Mirëmëngjesi! Fotografi në mjegull e me lindjen e diellit, edhe një korb që filloi ditën mbi këtë pemë. Ditë të mbarë ju uroj!" ka shkruar Mavriqi në Facebook./BS/