E premte, 26 prill 2024
  • NEWBORN 13

    Fotografi Meriton Dajakaj ka realizuar fotografinë e monumentit të pavarësisë, NEWBORN, e cila për këtë përvjetor të pavarësisë është ngjyrosur në nder të luftës e të luftëtarëve të lirisë. “Qytetarët ngjyrosin shuplakët dhe i vendosin në monument, si shenjë respekti, dashurie dhe përkrahje për luftën tonë, që në fund monumenti NEWBORN merr këtë pamje të uniformës së ushtrisë, të krijuar nga duart e vetë qytetarëve. NEWBORN 13”, ka shkruar Dajakaj në Facebook, ku dhe ka publikuar foton./BS/