E enjte, 28 mars 2024
  • Pluhuri saharian mbulon Prishtinën

    Erërat e forta që fryn sot në vend pos që sollën dëme materiale nëpër pjesë të ndryshme të Kosovës, e në disa vende përhapi edhe vatra zjarri, orëve të pasdites u shoqërua edhe me koncentrime të rritura të pluhurit saharian. Siq shihet edhe në foto pas orës 14, shkaku i pluhurit në Prishtinë edhe dukshmëria zbriti nën 20km, e prezenca e pluhurit vërehej shumë qartë në qiell. Fotografia e realizuar nga Mendim Rugova./BS