E premte, 26 prill 2024
  • Re interesante mbi Prishtinë

    Dje gjatë ditës ka qenë mot shumë i ngrohtë, derisa në mbrëmje disa re të veqanta u shfaqën në qiell, në ngjyrë dhe formë interesante. Këto momente i ka kapur fotografi dhe meterologu, Mendim Rugova.

    "Edhepse mëngjesi i kësaj të hëne filloj me mot të kthjellët, e gjatë ditës edhe shumë i nxehtë, me temperatura edhe deri në 39C në Gjakovë, në mbrëmje patëm një shfaqje dramatike të ngjyrave dhe hijeve me perëndimin e diellit. Këto re mammatus u shfaqën në qiellin perëndues mbi Prishtinë, pasi re Cumulonimbuse kaluan mbi vend që sollën edhe të reshura shiu me bubullima në disa pjesë të Dukagjinit por edhe të rrafshit të Kosovës. Modelet parashikuese megjithatë sot nuk gabuan", shkruan Rugova në Facebook./Bota sot