E enjte, 25 prill 2024
  • Parku i Erës në Bajgorë

    Fotografi Armend Hajrullahu ka realizuar fotografi në Parkun e Erës në Bajgorë. Ai ka thënë se ai është një central i prodhimit të energjisë elektrike nga fuqia e erës me kapacitet prej 105 MW. Lartësia e shpërndarësit është 110 metra dhe diametri i rotorit të secilës njësi është 137 metra. Prodhimi vjetor vlerësohet në 320 GW, ndërsa sistemi është projektuar për të funksionuar për të paktën 25 vjet. Fotografinë e ka publikuar në Facebook./BS/