E enjte, 25 prill 2024
  • “Po i lutemi Zotit të bjerë shi”

    Hervé Trentin, veteran 34-vjeçar i departamentit të zjarrit të Girondes, qëndroi në buzë të një pjese të djegur të pyllit duke fshirë lotët. Ishte hera e dytë që Trentin qante atë mëngjes.

    “Më vjen keq”, tha ai duke mbledhur veten. "Ky është pylli ynë. Ta këput shpirtin ta shikosh duke u djegur”.

    Trentin dhe ekipi i tij i vogël po lëviznin rreth një zone në jug të qytetit francez Bordeaux, në rajonin Gironde, të shtunën në mëngjes, duke u përpjekur të qëndronin përpara zjarreve të mëdha.