E premte, 19 prill 2024
  • Osmani në 100-vjetorin e themelimit të lëvizjes Paneuropa

    Presidentja Osmani pjesëmarrëse ceremoninë me rastin e 100-vjetorit të themelimit të lëvizjes Paneuropa, si lëvizja më e vjetër evropiane për një Evropë të bashkuar politikisht dhe ekonomikisht.

    Paneuropa e ka mbështetur popullin e Kosovës në kohët më të vështira, në vitet '90, kur Otto von Habsburg, një mik i madh i Presidentit Rugova dhe i popullit tonë, u bë një nga kampionët më të fortë që avokonte për t'i mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut në Kosovë.