E shtunë, 20 prill 2024
  • Ushtari i plagosur

    Donetsk, Ukrainë: Një mjek i jep ndihmën e parë një ushtari të plagosur ukrainas pranë Bakhmut, vendi i betejave më të rënda me trupat ruse. Shefi i grupit paraushtarak rus Wagner ka thënë se luftëtarët e tij kanë ‘rrethuar praktikisht’ Bakhmutin, qytetin lindor të Ukrainës që Kremlini është përpjekur ta pushtojë prej muajsh. Vetëm një rrugë mbetet nën kontrollin e Ukrainës. Yevgeny Prigozhin, shefi i Wagner, i bëri thirrje presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, të braktisë qytetin. /Fotografia: Yevhen Titov/AP