Ronaldo kundër trajnerit

Futboll

Ronaldo kundër trajnerit

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 13:11
Ronaldo kundër trajnerit

Cristiano Ronaldo është një perfeksionist i vërtetë; gjithmonë i vëmendshëm edhe në detajet më të vogla. Kampioni portugez sigurisht nuk i fitoi rastësisht pesë “Topa të Artë”. Ole Gunnar Solskjaer shpejt e kuptoi këtë, teksa diskutoi me të për lojën e Manchester United. CR7 do të ishte aq i pakënaqur, sa kërkesa e tij do të kishte bindur edhe trajnerin të ndryshonte qasje taktike vetëm për të.

Që kur u kthye në Manchester, Ronaldo ka shënuar pesë gola në pesë ndeshje me United.

Shifra rekord, veçanërisht duke pasur parasysh se portugezi tani po shkon drejt 37 vjeç. E gjitha kjo, megjithatë, ende nuk duket e mjaftueshme, aq sa Cristiano do të ishte i bindur se mund të shënonte edhe më shumë gola.

Si? Sipas tij, shokët e skuadrës duhet të përmirësohen në asistim dhe t’ia japin topin atij më shpejt. Ish-lojtari i Juventusit do të arrinte kështu në zonën e portës në kushtet më të mira finalizuese të mundshme.

Sipas raporteve nga “Espn”, Solskjaer nuk kishte dyshime dhe menjëherë e pranoi kërkesën. Si mund t’i thuash jo CR7?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat