Chelsea e do edhe Haalandin

Futboll

Chelsea e do edhe Haalandin

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 12:41
Chelsea e do edhe Erling Haaland

Largimi i mundshëm i Erling Haaland mund ta detyrojë Dortmund që të bëjë disa lëvizje të dosmosdoshme në skuadër për të plotësuar hapësirën që pritet të lërë norvegjezi. 21-vjeçari mund të largohet verën e ardhshme për shifrën e 68 milionë eurove, një shifër e përballueshme nga shumë klube në Evropë, ndaj dhe verdhezinjtë do e kenë të vështirë për ta mbajtur në Signal Iduna Park.

Manchester United, Manchester City dhe Real Madrid janë disa prej ekipeve që e lakmojnë sulmuesin, por Chelsea mund të bëjë një lëvizje të zgjuar, duke përfshirë tre futbollistë në negociatat me Dortmund për të siguruar shërbimet e Haaland.

Trajneri Thomas Tuchel dëshiron ta ketë nën urdhrat e tij sulmuesin norvegjez dhe u ka kërkuar drejtuesve të bëjnë çmos për ta transferuar në Londër. Për afrimin e Haaland, blutë e Londrës mund të sakrifikojnë tre lojtarë, me Timo Werner, Callum Hudson-Odoi dhe Christian Pulisic.

Afrimi i Lukakut nuk i ka lënë shumë hapësira Werner, i cili mund të shohë mundësin për t’u larguar. Hudson-Odoi po ashtu nuk po arrin që të gjejëq vetën e tij, duke u aktivizuar në tre ndeshje këtë sezon, ndërsa Pulisicc nuk e ka shkëlqimin që pritej.

Të tre këto lojtarë janë në fokusin e Dortmund, që ka kërkuar informacion tek Chelsea për tre lojtarët në fjalë. Në mes është Haland që ka të drejtën e zgjedhjes dhe normalisht që paga e tij do të ketë një rol kyç, por me tre largime Chelsea nuk do e kishte të vështirë që t’i plotësonte kërkesat sulmuesit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat