Johnson: Broja duhet të huazohet

Futboll

Johnson: Broja duhet të huazohet

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 17:39
Johnson: Broja duhet të huazohet

Glen Johnson, ish-mbrojtësi i Liverpulit dhe Chelsea ka një sygjerim për sulmuesin shqiptar, Armando Broja. I pyetur në lidhje me lojtarin e Kombëtares,

Johnson është shprehur se Broja duhet të huazohet edhe për një sezon tjetër në Premier League, përpara se të bëjë kalimin e madh te londinezët.

“Sipas mendimit tim, Broja duhet të pres. Në përgjithësi mendoj se Broja dhe Chelsea mund të punojnë bashkë, por të isha unë, nuk do ta bëja që të ndodhte shumë shpejt.

Është vetëm 20 vjec, ka ende shumë për të mësuar, por po luan në Premier League dhe shpresojmë se do të kthehet në golashënues. Siç dimë kushtojnë shumë para këto tipe lojtarësh dhe janë të vështirë për t’u gjetur.

Duhet të lejohet që Broja të huazohet edhe për një sezon tjetër dhe të pres kohën.

Nëse do të mendojnë se nuk është gati për Chelsea-n pastaj, mund të fitojnë para me të. Ka bërë mirë deri tani me Southampton. Sigurisht që ne na pëlqen të shohim një sulmues me disa gola më tepër, por loja e tij është e mirë. Inteligjent, e gjen veten aty ku duhet dhe sapo të zbulojë pak më shumë lëvizje nga vetja e tij, mendoj se do të jetë gati për golat në sezonin tjetër me siguri”, tha Johnson.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat