Ofërtë maramendëse

Futboll

Ofërtë maramendëse

Më: 16 mars 2022 Në ora: 16:19
Erling Haland

Sulmuesi norvegjez Erling Haland kërkohet nga skuadra e Man. Sitit, Real Madridit dhe Barcelona.

Dy të parat janë favorit për kartonin e tij. Sipas raportimeve nga mediat britanike, Man. Siti është gati t’i ofrojë lojtarit së paku 400 mijë funte (rreth 600 mijë euro) për javë për shërbimet e Haaland.

E përditshmja spanjolle ‘Marca’ shkruan se Real Madrid nuk kanë mundësi të barazojë këtë ofertë. Kësisoj, nëse Haaland dëshiron t’i bashkohet Realit, atëherë ai duhet të pranojë më pak para.

Siti tani e një kohë të gjatë është në kërkim të një sulmuesi. Hari Kejn ishte lider i listës verën e kaluar, kurse këtë verë ‘Qytetarët”, kërkojnë norvegjezin Haaland.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat