Kupa e Kosovës/ Drita dhe Llapi luajnë sonte finalen

Futboll

Kupa e Kosovës/ Drita dhe Llapi luajnë sonte finalen

Më: 26 maj 2022 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Sonte luhet finalja e Kupës së Kosovës në futboll.

Kupa e Kosovës do të njoftohet sonte me fituesin e saj, pasi në Prishtinë luhet finalja mes Dritës dhe Llapit.

Para ndeshjes, të dyja skuadrat janë shprehur optimiste për triumfin dhe janë gati të bëjnë gjithçka për fitoren.

Ndeshja mes dy skuadrave luhet në ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:00.

Biletat për këtë ndeshje kanë dalë në shitje përmes platformës online. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat