​Conte ndërroi mendje, Perishiq është ende në 11-shen e parë

Futboll

​Conte ndërroi mendje, Perishiq është ende në 11-shen e parë

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 13:10
Ivan Perishiq

Edhe pse dukej se Ivan Perishiq do të kursehej ndaj Brentford, Antonio Conte mori një vendim tjetër.

Kujtojmë se italiani ka folur më herët...

“Fakti që kishim kaq shumë lojtarë në Kupën e Botës tregon se kemi një ekip të mirë të gatshëm për të luftuar për një rezultat të rëndësishëm. Nga kjo anë, sigurisht, jam i lumtur, por nga ana tjetër, nuk jam aq shumë sepse lojtarët janë të lodhur pas gjithçka që ndodhi në Katar. Lojtarët nuk janë në gjendjen më të mirë”.

Conte ka sugjeruar që asnjë lojtar që ka luajtur në Katar nuk do të nisë ndeshjen në Brentford.

“Gjendja e dobët fizike e lojtarëve, përpjekjet që kanë bërë me kombëtaren është arsyeja pse duhet të fokusohem te ata lojtarë me të cilët kam punuar muajin e fundit dhe ata do të preferohen për ndeshjen kundër Brentfordit”.

Megjithatë, Ivan Perishiq do të vazhdojë të fillojë përballjen me Brentford. Finalistët e Kupës së Botës Hugo Lloris dhe Cristian Romero nuk janë në formacion sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat