Fitorja pa shkëlqim e Barcelonës, reagon Xavi

Futboll

Fitorja pa shkëlqim e Barcelonës, reagon Xavi

Më: 23 janar 2023 Në ora: 12:15
Fitorja pa shkëlqim e Barcelonës, reagon Xavi

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, i ka bërë një analizë fitores së ngushtë 1-0 përballë Getafes.

umri një i stolit të katalanasve e ka pranuar se loja e skuadrës së tij ka qenë larg pritshmërisë. Por nga ana tjetër ai i ka kushtuar rëndësinë e duhur një triumfi të tillë të vuajtur dhe pas një loje aspak brilante.

“Nuk kemi luajtur mirë, kjo është e qartë. Kemi qenë disi të ngurtë në lojë, nuk ka pasur rrjedhshmëri. Ajo që dua të vlerësoj është se pas golit kemi ditur të mbrohemi mirë dhe nuk kemi pësuar.

Nuk kemi bërë një ndeshje të madhe, por nuk do të thosha as të dobët. Por në fund mbetet një fitore shumë e rëndësishme. T

hënë kjo, ne duhet të përmirësohemi, ka shumë gjëra që duhen bërë më mirë”, ka thënë fillimisht Ksavi.

Më pas trajneri i Barcelonës ka pranuar lodhjen e skuadrës nga akumulimi i ndeshjeve dhe kalendari i ngjeshur, si dhe nga udhëtimet e shumta që ekipit i është dashur të bëjë në këtë periudhë mes Superkupës së Spanjës dhe Kupës së Mbretit.

“Besoj se është e pranueshme që skuadra të ndiejë pak ngarkesën e madhe. Mos harroni kemi udhëtuar gjatë në Superkupë dhe kemi bërë një sforco të madhe. Ndaj edhe pse nuk kemi bërë ndeshjen tonë më të mirë duhet t’i kënaqemi tri pikëve”, ka shtuar ai.

Më pas Çavi ka vlerësuar shumë momentin e golit që erdhi nga një rikuperim i topit në gjysmëfushën kundërshtare.

“Jam i kënaqur për golin, sepse është një veprim që e bëjmë shpesh në stërvitje.

Gjithnjë tentojmë t’i rrëmbejmë topin kundërshtarit në gjysmëfushën e tij dhe ta godasim në befasi.

Këtë bëmë ndaj Getafes. Ansu Fati? Ka punuar shumë, jam i kënaqur me rendimentin e tij”, ka nënvizuar Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat