​Kukësi triumfon ndaj Tiranës liderë të tabelës

Futboll

​Kukësi triumfon ndaj Tiranës liderë të tabelës

Më: 29 janar 2023 Në ora: 15:14
Kukësi

Kukësi e ka fituar derbin e madh ndaj lideri të tabelës, Tiranës të cilën e ka mposhtur me rezultat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar të dielën në stadiumin e Kukësit.

Me nga një gol në secilën pjesë, Kukësi mori tri pikë shumë të rëndësishme në luftën për t’i ikur zonës së rrezikshme për të rënë nga kategoria superiore e futbollit shqiptar.

Golin e parë për Kukësin e realizoi Oppong në minutën e 35’, ndërsa i dyti erdhi në minutën e 58’ nga Bytyçi.

Përkundër disfatës, Tirana mbetet liderë e tabelës me 34 pikë, katër më shumë se Partizani në vendin e dytë, kurse Kukësi ka 22 pikë në vendin e tetë.

Në ndeshjen tjetër të xhiros së 19-të, Bylisi triumfoi me rezultat 1-0 ndaj Kastriotit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat