Zhegrova zgjedh formacionin e ëndrrave

Futboll

Zhegrova zgjedh formacionin e ëndrrave

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 20:54
Edon Zhegrova

Sulmuesi i krahut te Lille, Edon Zhegrova, këtë sezon e ka filluar fuqishëm, me gola dhe asistime, duke e ndihmuar skuadrën e tij të marr fitore të rëndësishme.

Ai për ueb faqen e klubit, ka bërë një formacion me lojtarët më të mirë në histori, ku ka zgjedhur lojtarë nga Italia, Spanja, Brazili, Argjentina dhe Kroacia.

Por ajo që bëri përshtypje më shumë ishte sulmi, ku ai zgjodhi tre lojtarë dhe fitues të ‘Topit të Artë’.

“Në sulm do të shkoja me Lionel Messin, Cristiano Ronaldon dhe Ronaldinhon.

Ronaldo në qendër, Messi në krahun e djathtë dhe Ronaldinho në të majtë, do të ishte treshe e jashtëzakonshme.

Treshe vrastare”, ka thënë Zhegrova për faqen zyrtare të klubit.

Zhegrova që shihet si e ardhja e Kosovës ka zhvilluar 16 ndeshje në të gjitha garat në këtë edicion me Lillen, ku ka realizuar dy gola dhe ka dhuruar tri asistime.

Formacioni më i mirë i Edon Zhegrovës: Buffon, Cafu, Ramos, Maldini, Carlos, Xavi, Modric, Iniesta, Messi, Ronaldo, Ronaldinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat