Dëshpërimi

Futboll

Dëshpërimi

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 17:39
Shpëtim Idrizi

Trepça ’89 ka pësuar humbje me rezultat të ngushtë 2:1 nga Llapi në udhëtim.

Mitrovicasit kishin rastin të kalonin në epërsi në pjesën e parë, por që humbën penallti me kapitenin Ardian Muja.

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi ka thënë se është një humbje që dhemb shumë për faktin se nuk i shfrytëzuan rastet që kishin.

“Kjo humbje dhemb shumë sepse patëm rastet tona, si në pjesën e parë, si në pjesën e dytë.

Faktikisht, nuk i shfrytëzuam rastet e krijuara”.

“Normal që jam i kënaqur me angazhimin dhe dëshirën e lojtarëve për 90 minuta.

Megjithatë, duhet përmendur se çdo kontakt i joni me kundërshtarin, ishte faull për kundërshtarin”.

“Unë i përgëzoj lojtarët për angazhimin dhe nuk do të dorëzohemi deri në fund.

Na presin dy sfida të vështira, ndaj Ballkanit e Gjilanit, por do të kemi kohë për t’u përgatitur për të dyja ndeshjet”, ka thënë Idrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat