Derbi Bayern - Union Berlini apo lufta për titull

Futboll

Derbi Bayern - Union Berlini apo lufta për titull

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 11:52
Pamje nga një ndeshje

“Larmi” do të ishte termi i duhur për të përkufizuar rrugëtimin e Bundesligës gjermane pas 21-javësh të zhvilluara.

Dominimi e Bayernit e ka humbur nocionin në fushën e blertë përgjatë këtij sezoni, aty ku kriza e shtatorit dhe fillimi i vitit 2023 mes përqendrueshmërive ka bërë që rivalët të tregojnë dhembët dhe të vënë në presion “pronarët” e 10 viteve të fundit në ligën vendëse.

Union Berlin pa diskutim është surpriza më e madhe në kampionatin gjerman.

Të besuarit e Urs Fisherit kanë arritur të demonstrojnë qëndrueshmëri edhe pse golat e tyre kanë mbajtur linjën e “silenciatorit”, megjithatë të vlefshëm në sigurimin e sukseseve.

Berlinezët do të hasen mbase me misionin më të vështirë në historinë e vet, thyerjen e Bajernit dhe triumfin në Bundesligë.

Ky skenar mund të marrë nuanca të paimagjinueshme edhe në letër, pavarësisht se Unioni ia ka dalë të grumbullojë të njëjtën kuotë pikësh sa bavarezët pas 21 raundesh (43 pikë).

Mynihu do të jetë arena e betejës për përcaktimin e forcës së “vërtetë”, se kush prej këtyre dy ekipeve, me histori gati në skaje të ndryshme, do të mbizotërojë në krye edhe pas duelit në fjalë, madje duke e “nuhatur” më pranë aromën e titullit. Ndeshje zhvillohet sot (17.30).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat