Icardi dëshiron të rikthehet në Itali

Futboll

Icardi dëshiron të rikthehet në Itali

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 17:01
Mauro Icardi

Mauro Icardi e ka rigjetur formën ideale në Turqi, ku po luan me sukses në Galatasaray.

Sulmuesi argjentinas i ka shënuar 9 gola dhe i ka bërë 6 asistime në 12 ndeshje të kampionatit turk.

Këta numra kanë bërë që drejtuesit e klubit nga Stambolli të mundohen ta blejnë kartonin e futbollistit nga Paris Saint-Germaini.

Edhe tifozët e klubit turk janë dashuruar me ish-sulmuesin e Sampdorias e të Interit.

Megjithatë, duke se ish-përfaqësuesi argjentinas ka plane të tjera.

Më saktësisht, Icardi dëshiron të rikthehet në Itali, përkundër faktit se po ia kalon mirë në Stamboll.

Sipas mediave italiane, sulmuesi i rrezikshëm e preferon transferimin në Milan, i cili është në kërkim të një qendërsulmuesi.

Drejtuesit e klubit Kuqezi, Maldini e Massara kanë raporte të shkëlqyeshme me përfaqësuesit e futbollistit dhe ky fakt do ta lehtësonte dukshëm punën.

Icardi ka kontratë me PSG-në deri në verën e vitit 2024 dhe nuk e ka ndërmend të rikthehet më në “Parkun e Princave”.

Për këtë arsye, “Rossoneri” mund ta transferojnë sulmuesin gjatë verës që vjen dhe më këtë rast do të mundohej t’i hakmerrej ish-klubit të tij, Inter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat