Arsenali vijon rrugën drejt titullit

Futboll

Arsenali vijon rrugën drejt titullit

Më: 21 mars 2023 Në ora: 17:43
Mikel Arteta

Mikel Arteta i ka bërë thirrje lojtarëve të tij që të rikthehen nga pushimi i kombëtareve me të njëjtin mentalitet dhe uri për të luajtur 10 finalet e fundit që e ndajnë Arsenalin nga titulli.

“Topçinjtë” u shkëputën +8 pikë nga Siti pas fitores 4-1 ndaj Kristal Palasit të dielën falë dopietës së Sakës dhe golave të Xhakës dhe Martinelit.

Tekniku spanjoll shpreson që lojtarët e grumbulluar me kombëtaren t’i kthehen shëndosh e mirë përpara ndeshjes së radhës në Premier Ligë, kundër Lidsit më 1 prill.

“Ata duhet të kujdesen për veten gjatë kësaj periudhe.

Ata duhet të kthehen me të njëjtin mentalitet dhe uri përpara ndeshjes më të rëndësishme në këtë moment, ajo kundër Lidsit”, tha Arteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat