Lewandowski shënues i dyfishtë, Barcelona deklason Elchen

Futboll

Lewandowski shënues i dyfishtë, Barcelona deklason Elchen

Nga: K. G. Më: 1 prill 2023 Në ora: 22:47
Pamje nga ndeshja

Barcelona me lehtësi ka marrë tre pikë në konak të Elches.

Robert Lewandowski është shënues i dyfishtë, ndërsa Barcelona e ka deklasuar me rezultat 4:0 Elchen.

Vendasit nuk kishin fuqi të ndalonin liderin e kampionatit spanjoll.

Lewandowski udhëheq edhe listën e shënuesve me 17 gola, ka 4 më shumë se Unal i Getafes.  

Golat i realizuan Lewandowski (20' e 66'), Fati (56'), Torres (70'). 

Barcelona kryeson me 71 pikë, 15 më shumë se Reali 56 që mban vendin e dytë dhe Elche është në fund me 13 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat