Sherri në Juventusi - Interi, këto janë dënimet

Futboll

Sherri në Juventusi - Interi, këto janë dënimet

Më: 6 prill 2023 Në ora: 17:34
Pamje nga incidenti Juventusi - Interi

Ndeshja mes Juventusit dhe Interit në Kupën e Italisë u mbyll me një sherr që përfshiu lojtarë e drejtues të të dy skuadrave në fushën e lojës e vazhdoi edhe në tunelin e dhomave të zhveshjeve.

Në ato momente, gjyqtari i nxori kartonin e kuq tre lojtarëve dhe sot kanë ardhur vendimet për ata që janë cilësuar si protagonistët kryesorë të ngjarjeve.

Komisioni i Disiplinës në Federatën Italiane ka dhënë 3 ndeshje pezullim për Huan Kuadradon e Juventusit si dhe një gjobë prej 10 mijë eurosh.

Saktësohet se ai ka mbërthyer për fyti një kundërshtar dhe i ka drejtuar grushtin fytyrës duke tentuar ta qëllojë, i ndalur vetëm nga ndërhyrja e shokëve të skuadrës.

Për kacafytje me kapje nga fyti dhe gjobë 10 mijë euro është ndëshkuar edhe Samir Handanoviç i Interit, i cili u përlesh pikërisht me Kuadradon, edhe ai i shpëtuar nga sanksione më të rënda pasi është ndalur nga shokët e skuadrës së tij.

Ndërkohë, një ndeshje pezullim është dhënë për Romelu Lukakun, pasi në raport vlerësohet se i kuqi ka qenë pasojë e dy kartonëve të verdhë si rrjedhojë e “sjelljes së gabuar ndaj një kundërshtari dhe sjelljes së parregullt në fushë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat