Carvajal: Në Angli duhet të shkojmë për të fituar

Futboll

Carvajal: Në Angli duhet të shkojmë për të fituar

Më: 10 maj 2023 Në ora: 15:26
Carvajal

Dani Carvajal ka thënë se Real Madridi duhet të shkojë në "Etihad Stadium" javën e ardhshme për ta fituar ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.

Ndeshja e parë në "Santiago Bernabeu" të martën është mbyllur me barazim 1-1, duke lënë të hapur shanset e të dy skuadrave. 
 

"Nuk mendoj se kemi parë një skuadër të Cityt që është superiore ndaj Madridit.

Nëse i shfrytëzojmë shanset tona në Manchester, kemi shans për të kaluar.

Ne duhet të shkojmë atje për të luajtur lojën tonë dhe për të fituar", ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat