Reprezentuesi i Kosovës titullar, Karagumruk fiton

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës titullar, Karagumruk fiton

Nga: K. G. Më: 30 maj 2023 Në ora: 20:59
Ibrahim Dresheviç

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Ibrahim Dresheviç, u paraqit titullar për Karagumruk, duke shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Kayserispor-it, në takimin e javës së 36-të të Kampionatit të Turqisë.

Futbollisti Kerim Frei është trim i fitores, duke shënuar në minutën e 16-të e 28-të. 

Mysafirët mbeten me një lojtar me pak nga minuta e 9-të, pasi që Ackah u përjashtua direkt me karton të kuq, ku ishte një kapital i madh për Karagumruk.

Dresheviq u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 77-të. 

Kayserispor renditet në vend të tetë me 49 pikë, ka dy më shumë se Karagumruk që gjendet një pozitë më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat