Mbappe feston 150 golat në Ligue 1

Futboll

Mbappe feston 150 golat në Ligue 1

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 00:13
Mbappe

Pas kthimit si titullar, direkt dy gola. Kylian Mbappé është nga një galaktikë tjetër.

Tani janë 150 gola ne Ligue 1, të festuar sot kundër Lens. Paris Saint-Germain fiton për herë të parë dhe e bën atë në Parc des Princes në shenjën e njeriut më të përfolur të verës.

Dy gola, për efekt të rezultatit 3-1, po ashtu vendimtarë.

Për të hapur vallet eshte Marco Asensio, një tjetër që me Luis Enrique është i destinuar të bëjë mirë.

Në pjesën e parë është ai që i çon parizienët përpara, me një asistim nga Zaire-Emery. Më pas në pjesën e dytë Mbappe kujdeset për mbylljen e llogarive. Goli i pavlere i Guilavogui për Lens në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat