Skënderbeu kualifikohet në Kupë

Futboll

Skënderbeu kualifikohet në Kupë

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 11:30
Skënderbeu

Largësia Delvinë-Korçë në kilometra, por dhe mos pasja e pretendimit për të vijuar më tej në Kupën e Shqipërisë ku përballë kishin Skënderbeun ka detyruar deliviniotët të mos udhëtojnë drejt qytetit juglindor.

Në një bisedë të shkurtër për “Panorama Sport” trajneri Markeljan Alinani u shpreh:

“Eshte e kotë për t’u munduar, pasi objektivi ynë primar nuk është kupa, por kampionati. Janë shpenzime të mëdha dhe të papërballueshme për një distancë të tillë.

E dimë vlerën e kundërshtarit dhe e pamë të pamundur që të udhëtonim drejt Korçës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat