Lista e plotë e votave për “Topin e Artë”

Futboll

Lista e plotë e votave për “Topin e Artë”

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 11:36
Messi e Haaland

Parashikimet u përmbushën dhe Leo Messi fitoi “Topin e Artë” të vitit 2023, i teti në karrierën e tij të jashtëzakonshme. Ylliargjentinas  tashmë e ka lënë shumë prapa konkurrentin e tij më të madh, Cristiano Ronaldon, i cili ka pesë trofe të tillë.

Messi ishte ylli i Kupës së Botës 2022 në Katar dhe, me ndryshimin e rregulloreve, sukseset tani numërohen sipas sezonit, jo vitit kalendarik. Prandaj, bilanci është kthyer në favor të tij si fitues i Kupës së Botës, mbi të gjitha. Në nivel klubi, ai fitoi Ligue 1 me PSG, ndërsa tek Inter Miami ka pasur një ndikim të madh që nga shkuarja atje, korrikun e këtij viti.

Tashmë janë mësuar edhe pikët që ka marrë secili konkurent për këtë çmim prestigjioz të këtij viti, që u fitua nga Lionel Messi, i ndjekur nga Haaland dhe Mbappe në podium. Kjo ishte lista e plotë e votave (pikëve, në fakt):

1. Lionel Messi – 462 vota (pikë)

2. Erling Haaland – 357 vota

3. Kylian Mbappé – 270 vota

4. Kevin De Bruyne – 100 vota

5. Rodri – 57 vota

6. Vinicius Jr. – 49 vota

7. Julian Alvarez – 28 vota

8. Victor Osimhen – 24 vota

9. Bernardo Silva – 20 vota

10. Luka Modric – 19 vota

11. Mohamed Salah – 13 vota

12. Robert Lewandowski – 12 vota

13. Yassine Bounou – 10 vota

14. Ilkay Gündogan – 8 vota

15. Emiliano Martinez – 7 vota

16. Karim Benzema – 6 vota

17. Khvicha Kvaratskhelia – 6 vota

18. Jude Bellingham – 5 vota

19. Harry Kane – 4 vota

20. Lautaro Martinez – 4 vota

21. Antoine Griezmann – 4 vota

22. Min-jae Kim – 3 vota

23. André Onana – 2 vota

24. Bukayo Saka – 1 votë

25. Josko Gvardiol – 1 votë

26. Jamal Musiala – 0 vota

27. Nicolo Barella – 0 vota

28. Randal Kolo Muani – 0 vota

29. Martin Ödegaard – 0 vota

30. Ruben Dias – 0 vota

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat