​Arsenal-Sevilla, formacionet e mundshme

Futboll

​Arsenal-Sevilla, formacionet e mundshme

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 11:24
​Arsenal-Sevilla

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Emirates” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Arsenalit dhe Sevillas.

Kjo ndeshje i takon xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Të dy skuadrat u takuan në xhiron e fundit të kësaj gare, ndeshje e cila përfundoi me fitore 2:1 të Arsenalit.

Momentalisht, Arsenali kryeson Grupin B me gjashtë pikë, krahas Sevillas që renditet e treta me dy pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te Arsenali pritet të mungojnë Odegaard, Smith Rowe, Timber dhe Thomas Partey, kurse te Sevilla nuk do të paraqiten Sergio Ramos, Marcao, Alfonso Pastor, Orjan Nyland dhe Marcos Acuna.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Arsenal (4-3-3): Raya; White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Vieira, Jorginho, Rice; Saka, Trossard, Martinelli

Sevilla (4-3-3): Dmitrovic; Navas, Gudelj, Bade, Pedrosa; Rakitic, Soumare, Sow; Lukebakio, En-Nesyri, Ocampos

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat